image AAK do të inicojë nismë ligjore për familjet e të rënëve për liri dhe të plagosurve në luftë

Kosovë

AAK do të inicojë nismë ligjore për familjet e të rënëve për liri dhe të plagosurve në luftë

news image

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme plenare, ka njoftuar se do të iniciojnë një nismë ligjore për familjet e të rënëve për liri dhe një pjese të të plagosurve dhe invalidëve të periudhave të ndryshme kohore, cilat kanë mbetur të pa përfshirë nga trajtimi institucional e shtetëror, shkruan Gazeta Sinjali.

Reshitaj ka thënë se iu është bërë padrejtësi familjeve të rënëve për liri, si dhe ndaj një pjesë të plagosurve dhe invalidëve.

Sipas saj, krejt kjo si rezultat i mospërfshirjes së plotë në statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre.

Reshitaj ka shtuar se, zgjidhja më e mirë për këto kategori është të inicohet një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë.

Të iniciojnë një nismë ligjore ku do të përfshihen të gjitha kategoritë në të gjitha periudhat e caktuara kohore, që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe familjeve të këtyre. E gjithë kjo me qëllimin që mos të mbesin jashtë nga trajtimi nga shteti kategoritë nga vitet 1968 deri në vitin 99, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë tanë të vrarë në armatën Jugosllave“, tha ajo./Gazeta Sinjali/