image AAK dërgon nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

Politikë

AAK dërgon nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Kuvend nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Këtë e paralajmëroi dje shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, përmes një konference për media.

Kujtojmë që PDK e AAK kërkuan dje debat për vendimin e fundit të ZRrE-së, por mocioni nuk u përkrah nga partitë e pozitës.

/GazetaSinjali/