Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti, thuhet se puna e palodhshme që po bëhet në secilën komunë të vendit, po reflekton frymën e fitores për AAK-në.
Gjithashtu, në komunikatë theksohet se “Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”.
“Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen”, përfundon komunikata e AAK-së.
Komunikata e plotë:
TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA
Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit.
Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.
Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen.