Sot mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se disa minatorë të Trepçës janë shoqëruar në Polici pasi kanë hyrë në grevë ditë më parë. Megjithatë nga Policia rajonale e Mitrovicës kanë thënë për Sinjalin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Këtë e ka mohuar edhe Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve “Trepça”, por i cili tha se dje një minator i kishte thënë se është marrë në pyetje nga policia.
Sipas mediave lokale, minatorët që janë intervistuar nga policia janë ata që u ngujuan në horizontin e 10-të të minierës për të protestuar në lidhje me rikthimin e punëtorëve që u suspenduan.