image A u gjobit Faton Klinaku për mosrespektim të masave, tregon vetë ai

Kosovë

A u gjobit Faton Klinaku për mosrespektim të masave, tregon vetë ai

news image

Mbrëmjen e sontme, Policia dhe Inspektorati kanë zhvilluar një aksion për mbylljen e lokaleve të cilat nuk po e respektojnë orën policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollës, Policia ka dënuar disa qytetarë të cilët nuk po respektonin masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, ku u raportua se njëri ndër ta është edhe sekretari i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Por, Klinaku për Gazetën Sinjali ka thënë se ai është duke qëndruar në shtëpi dhe nuk është gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të orës policore.

“Jo, nuk është e vërtetë. Unë jam duke qëndruar në shtëpi”, tha Klinaku.

/Gazeta Sinjali/