Një grua shtatzënë 24- vjeçare e prekur nga koronavirusi ka arritur të lindë një foshnjë të shëndetshme.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin e Attikon-it në Greqi, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas lindjes së foshnjës mjekët grekë e testuan për koronavirus dhe rezultoi negativ. Ata janë optimisë se koronavirusi COVID-19 nuk transmetohet nga nënat shtatzëna tek foshnjat e tyre dhe lindjet mund të kryhen normalisht.
Operacioni zgjati për 1 orë dhe ishte një ndërhyrje çezariane, ndërsa edhe nëna e infetkuar dhe foshnja janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore
Gratë shtatzëna duket se nuk janë shumë të ndjeshme ndaj simptomave të rënda tëCovid-19 dhe nuk ka asnjë provë që virusi mund të kalojë tek një fëmijë, thotë the Guardian. ./Gazeta Sinjali/