“Diss”-at në mes reperve shqiptar kanë qenë të shumta viteve më parë.
Artistët kanë dërguar mesazhe, kanë kritikuar apo edhe kanë thumbuar njëri-tjetrin me anë të teksteve të këngëve.
Këto “thumba” që në gjuhën e muzikës rep njihen si “diss-a”, shpesh herë kanë kaluar edhe në konflikte fizike në mes artistëve.
Viti 2012 ishte periudha e përplasjes më të ashpër në mes dy grupeve rivale në atë kohë “Baba Stars” dhe “OTR”, ku kjo përplasje pati rezultuar edhe me përleshje fizike.
Pas kësaj “dissa” ka pasur edhe në mes reperve të tjerë ndër vite, por në të shumtën e rasteve, raportet qetësoheshin e grupet ktheheshin në miqësi.
Reperi nga Gjilani, Fero duket se po e rikthen sërish periudhën e përplasjeve në mes reperve edhe pse në tregun muzikor ka hyrë relativisht vonë krahasuar me reperët e lartpërmendur.
Ai shpesh herë pati përplasje me artistë të tjerë dhe u hodhi kunja atyre, ku në disa raste këto kunja rezultuan me rrahje.
Kujtojmë se para se më shumë se dy vitesh Fero tha se rep-artisti Unikkatil është “picamen”, e kjo u prit me reagime të shumta nga fansat e liderit të grupit “The Bloody Alboz”
Ndërsa vet artisti nuk reagoi deri më tani. Tek para dy ditësh Unikkatil publikoi këngën e fundit, e cila titullohet “Po eci”, ku pati një pjesë dedikuar Feros.
E kjo nxiti reagimin e menjëhershëm të Feros i cili me anë të postimeve të ndryshme “kërcënoi” reperin dhe paralajmëroi “diss”.
Se çka do të prodhojnë këta “dissa” dhe a do ketë reagim tjetër nga Unikkatil mbetët të shihet në vazhdim.