Leonora Jakupi ka ngre dyshime se gjatë vitit 2022 do ti jep fund beqarisë.
Ndonëse përherë ka qenë e rezervuar në këtë aspekt Leonora Jakupi siç duket e ka ndërmend të martohet.
Ajo ka befasuar të gjithë me postimin e fundit teksa ka shprëndarë një koleksion të vellove nga stilisti i famshëm kosovar.
Ishte mbishkrimi i Leonorës ai i cili la të kuptohet se Leonora ka plane të afërta për martesë.
“Nuk po e di cilin me zgjedh”, kanë qenë fjalët e Leonorës me të cilat ngriti dyshimet.
Kujtojmë se Leonora prej vitesh po shijon lidhjen e saj romantike me të dashurin ‘misterioz’ të cilin nuk e ka zbuluar në mediat rozë.
Po ashtu Leonora po shijon edhe albumin e saj të përbërë prej 5 projekteve: “Amël”, “Dashnia jeme”, “A kaloi”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.