Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e disa vite është duke shijuar lidhjen e dashurisë me DJ Geek. Dyshja gjithmonë në paraqitjet e tyre publike janë dukur tejet të lumtur pranë njëri tjetrit, derisa së fundmi u spekulua edhe për një ndarje të mundshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga të dy nuk pati as pohim e as mohim, ndërsa nga fansat u mor si mohim nga fakti se së fundmi në festën e ditëlindjes së këngëtares nuk mungoi prania e DJ Geek.
Por a ka vendosur çifti të martohen?
Pak më parë, në llogarinë e saj në Instagram, Dafina Zeqiri ka publikuar disa fotografi e veshur në vello të kuruar deri në detajin e fundit.
Ndërsa në përshkrimin e tyre ka shkruar se gjërat më të mira ndodhin papritur.