Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte ka publikuar një fotografi të drogës së konfiskuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Sveçla nuk ka dhënë më shumë detaje, por vetëm ka shkruar “Mitrovicë e Veriut, dje!”.
Gazeta Sinjali ndonëse ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione, ende s’ka marrë përgjigje zyrtare. Megjithatë, siç duket ministri Sveçla po e luan rolin e zëdhënësit të këtij institucioni duke njoftuar për aksionet e Policisë.