image A po dobësohen fondet e OBSH-së? Pas SHBA-së edhe Japonia shqyrton pezullimin për organizatën

Botë

Pandemia/ A po dobësohen fondet e OBSH-së? Pas SHBA-së edhe Japonia shqyrton pezullimin për organizatën

news image

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, deklaroi ditën e sotme gjatë një konference për mediat, se OBSH-ja ka probleme dhe se Japonia do të rishikojë fondet e saj për organizatën por vetëm pas përfundimit të pandemisë.

“Ne duhet ta mbështesim OBSH-në me vendosmëri tani. Megjithatë, është e vërtetë që ka probleme. Unë mendoj se është e nevojshme të merret parasysh pasi të ketë mbaruar shpërthimi i koronavirusit,” tha Abe.

Abe thotë se OBSH ka marrë një qëndrim politik dhe se Japonia ka kërkuar që Tajvani të bëhet anëtar për disa vjet. Kina e konsideron Tajvanin një provincë renegate dhe kundërshton përfshirjen e tij si të barabartë nga organizatat ndërkombëtare.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën e 14 prillit se do bllokojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të bëhet një rishqyrtim për to./ Gazeta Sinjali/