image Pesë muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, a po dështon shteti në zbulimin e fatit të tij?

Siguri

Pesë muaj nga zhdukja e Bedri Rexhepit, a po dështon shteti në zbulimin e fatit të tij?

news image

Janë bërë më shumë se 5 muaj prej kur Bedri Rexhepi është zhdukur dhe askush nuk di për fatin e tij. Familja e tij, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Bedriun, madje për këtë ka ofruar edhe 20 mijë euro. Por, ende nuk dihet asgjë.

Ai u zhduk në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit, ndërkaq lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim nën dyshimet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut.

Familja e Bedri Rexhepit po kërkojnë të dinë se ku ndodhet ai. Ata madje nuk e dinë nëse Bedriu është i gjallë apo jo.

“T’u pritë jemi nga Prokuroria, por ende asgjë nuk dihet. Ne jemi në pritje të informacioneve”, tha shkurt Adnan Rexhepi, vëllai i Bedriut.

A po dështon shteti në zbulimin e fatit të tij?

Muajin e kaluar Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një deklaratë për këtë rast, duke njoftuar se përkundër bashkëpunimit me KFOR-in dhe FSK-në, ende s’kanë arritur ta identifikojnë vendndodhjen e Rexhepit.

Prokuroria ka theksuar se Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, për këtë rast.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 gusht, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.G., për pesë vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

S.G., dyshohet për “Mashtrim”, “Shantazh”, “Prezantim të rremë si person zyrtar”, “Falsifikim të dokumenteve”, “Manipulim të provave”.

/GazetaSinjali/