Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur për ‘luftën’ e tij me mediat. Atij i është bërë pyetja direkte se a pendohet që i quan mediat kazan.
“Unë vi nga liria e shprehjes në media, une nuk kam si ta mbyll gojën. (Fjala kazan), mund të mos jetë adekuate, është e vetmja fjalë që kam gjetur në shqip për lajmet e rreme”, tha Rama në Pressing, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej, kryeministri shqiptar tha për mediat se e respekton të drejtën e tyre, “por nuk i respektoj me heshtje”.
Për mediat ai tha se nuk kanë të drejtë të bombardojnë ‘me shpifje, me fabrikime, sepse janë përtej çdo caku’. /Gazeta Sinjali/