image A kishte pasur kontakt personal me Salih Mustafën, tregon dëshmitari në Hagë

Drejtësi

A kishte pasur kontakt personal me Salih Mustafën, tregon dëshmitari në Hagë

news image

Në seancën e cila u mbajt sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari me kodin W04603 ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të akuzuarin Salih Mustafa, por vetëm përshëndetje.

Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet nesër pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Seanca e së martës ka vijuar e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës dhe disa prej përgjigjeve të dëshmitarit kanë qenë me përmbajtje të redaktuar.

Avokati Von Bone e ka pyetur dëshmitarin nëse ishte takuar me Salih Mustafën, para, gjatë apo pas luftës, përgjigja nuk është transmetuar.

Dëshmitari ka shtuar se Mustafën e ka njohur në bazë të shokëve dhe se ka pasur vetëm përshëndetje me të dhe jo ndonjë kontakt personal.

Avokati Von Bone: Si u përshëndetët me të atëherë, nga e dinit që ishte ai?

Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.

Avokati Von Bone: Ai ju tha që ishte Salih Mustafa apo e quajti Cali?

Dëshmitari: Cali.

Avokati Von Bone: A ka ardhur ndonjëherë ai te ti për të riparuar veturën apo diçka tjetër të ngjashme. A keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje personale, kontakt personal apo thjesht e keni përshëndet dhe asgjë tjetër?

Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.

Dëshmitari është përgjigjur sot në pyetjet e prokurorit e pastaj të mbrojtjes së Mustafës, avokatit Julus Von Bone, ndërsa trupi gjykues do të shtrojë pyetjet ene seancën që do të mbahet nesër.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja./Kp/

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./GazetaSinjali/