image A ka kryer krim Safet Gjici? Ja çfarë parashikon Kodi Penal për rastin

Shqipëri

A ka kryer krim Safet Gjici? Ja çfarë parashikon Kodi Penal për rastin

news image

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur në lidhje me videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili u ndal tek pjesa ligjore dhe akuza që mund të ngrihet mbi ish-kryebashkiakun.

Sipas tij, Gjici nuk ka kryer vepër penale, pasi nuk e ka thyer nenin 105 të Kodit Penal që parashikon deri në tre vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar detyrën.

Spahiu theksoi se Gjici ka përgjegjësi morale dhe etike, por jo penale, pasi vajza nuk është punonjëse e bashkisë së Kukësit me të cilën mund të ketë marrëdhënie varësie.

“Nuk mund të jesh viktimë edhe nëse të kanë provokuar për gjëra të tilla. Në zyrën e shtetit nuk mund të provokohesh, nuk përjashtohesh nga përgjegjësia. Çështja është nëse kemi përgjegjësi penale, administrative apo etike. Dje kanë ndodhur dy ngjarje, që njëra prej tyre ka marrë vëmendje. E para është legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore e cila nuk marrë vëmendje mediatike.

Vijmë tek çështja e dytë e cila ka marrë dhë vëmendjen më të madhe mediatike. Safet Gjici ka përgjegjësi edhe sikur të jetë provokuar. Në standardet evropiane as e-maili i punës nuk mund të përdoret jashtë orarit të punës, apo në fundjavë.

BE-ja ka futur një rregull që edhe punonjësve nuk mund t’i çosh SMS jashtë orarit të punës.

Gjithë njërëzit janë kurioz nëse Safet Gjici ka kryer krim. Unë po ju lexoj veprën penale për të cilën akuzohet Safet Gjici nga SPAK. Neni 105 i Kodit Penal parashikon se kryerja e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar marëdhënien e varësisë ose të detyrës dënohet me burgim deri në 3-vite.

Së pari vajza nuk është punonjëse e bashkisë dhe bie akuza që ka kryer marrëdhënie për shkak të detyrës apo varësisë.

Safet Gjici ka përgjegjësi politike, administrative, morale dhe etike dhe për ato është ndëshkuar dhe s’është në detyrë dhe s’ka për t’u rikthyer më në detyrë. Me faktet që janë deri më sot, nuk ka një denoncim dhe nuk ka krim. Kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë në dëshirë të të dyja palëve, në një marrëdhënie të vazhdueshme penale, nuk quhet vepër penale, jo se them unë, po se thotë ligji”, tha Spahiu në Review në Euronews Albania.

/GazetaSinjali/