image A ka hatërmbetje Kurti që Shqipëria po i merr lojtarë dhe pse s'i bëri bashkë me Ramën në tribunë, përgjigjet Duka

Futboll

A ka hatërmbetje Kurti që Shqipëria po i merr lojtarë dhe pse s’i bëri bashkë me Ramën në tribunë, përgjigjet Duka

news image

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “News24” ku ka folur gjatë për sukseset e fundit të Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 dhe ka analizuar punën e bërë nga stafi teknik kuqezi me në krye Sylvinho-n.

Ndër tjera, Armand Duka foli edhe për kryeministrin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe arsyet pse nuk u ulën bashkë në ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Intervista e plotë:

– Po e përjetojnë shumë këtë sukses të Kombëtares edhe në Kosovë. Albin Kurti bëri tifo pafund në ndeshjen ndaj Çekisë, çfarë raporti keni me kryeministrin e Kosovës, nuk mërzitet që po i merr shumë lojtarë?

– Çdo shqiptar që ndihet shqiptar gëzohet. Çdo qytetar i Kosovës, pasi më shumë se 90% e tyre janë me kombësi shqiptare, e ndjejnë shumë, mbase e ndjejnë më shumë se sa ne, pasi i ka munguar ajo ndjenja e nacionalizmit, i kanë munguar ngjarje për t’u bërë krenar, ku ka ngjarje të tillë, jo vetëm ato të Kosovës, pasi nuk ka qenë vetëm Kurti, por edhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, që po ashtu është shqiptar, edhe ai i Malit të Zi, pra ndihen krenar për flamurin e tyre. Kjo bën që të mos ketë hatërmbetje, por vetëm të festojmë të gjithë së bashku për rezultatet që dhurojnë futbollistët në fushën e lojës.

– President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë. Kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?

– Ne realisht dhe më shumë ekipi Kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjellë në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

– A tentuat të flisnit më stafet e dy Kryeministrave për t’u ulur pranë? Do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme.

– Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mira të mundshme që ishin në dispozicion përkëtë ndeshje. Besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

/GazetaSinjaliSport/