image "A jeni gati", çfarë po paralajmëron Unikkatili për nesër?

Bota e Yjeve

“A jeni gati”, çfarë po paralajmëron Unikkatili për nesër?

news image

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, duket se nesër do ta lansojë këngën e tij të re, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai këtë e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook duke shkruar “Nesër pra. A jeni gati?”.

Reperi ditë më parë tha se kjo ishte kërkesë e shumë fansave të cilët i kishin shkruar vëllait të tij me rastin e ditëlindjes, duke pritur me padurim publikimin e ndonjë kënge të re.

Unikkatil, emri të cilit është Viktor Paloka bëri një premtim për fansat se para verës do ta bëjë ndonjë këngë të re.

Reperi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbajtur koncertin më të madh të ndonjë artisti shqiptar.

Ai në vitin 2012-të në stadiumin e Prishtinës asokohe kishte arritur që t’i mblidhte hiç më pak se 25 mijë persona.  

/GazetaSinjali/