image “A je normal bre, s’lihet vetura kshtu”, gjakovari i vërsulet qytetarit para syve të Policisë, i kanos edhe zyrtarët policorë

Siguri

“A je normal bre, s’lihet vetura kshtu”, gjakovari i vërsulet qytetarit para syve të Policisë, i kanos edhe zyrtarët policorë

news image

Parkimi i veturave vend e pa vend e bllokimi i hyrjeve të ndërtesave  shpesh ka detyruar qytetarët që të kërkojnë ndihmën e Policisë. Kështu ndodhi edhe mbrëmë në rrugën “Xheladin Hana” në Gjakovë, por një person përfundoi në prangat e Policisë.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, posa patrulla policore kishe dalë në vendin e ngjarjes, aty ishte përballur me një qytetar që e “gjykonte” shoferin pse e kishte bllokuar hyrjen e banesës.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë) para syve të Policisë diqysh se kishe eskaluar, duke i thënë shoferit të veturës “a je normal bre, s’lihet vetura kshtu”. Në ato momente, situata kishte nisur të tensionohej dhe për të parandaluar një përshkallëzim, Policia ka ndërmarrë masa duke ia tërhequr vërejtjen.

Por siç duket kjo nuk e ndaloi të dyshuarin, i cili pa një pa dy vazhdoi me kanosje ndaj zyrtarëve policorë, që i kushtoi me arrestim.

Burimet thonë se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

/GazetaSinjali/