Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje për të qeverisur bashkë.
Pretendimet e një marrëveshjeje të arritur ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, i kanë mohuar zëdhënësit këtyre dy partive. Arlind Manxhuka nga LVV dhe Besian Mustafa nga LDK, kanë thënë për Gazetën Sinjali se ende nuk ka ka ndonjë marrëveshje ndërmjet dy subjekteve.
Manxhuka ka thënë shkurt se “nuk është e vërtetë” që LVV ka arritur marrëveshje me LDK-në për ndarjen e ministrive.
Një marrëveshje e tillë ka thënë se nuk është arritur edhe Besian Mustafa nga LDK.
“Jo, ende nuk ka marrëveshje të tillë. Në momentin që arrihet marrëveshja, i njoftojmë mediat”, ka thënë Mustafa.
Dje ishte takimi i fundit ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Siç u tha pas takimit, ata u morën vesh vetëm që t’i shpeshtojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes. /Gazeta Sinjali/