Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, lidhur me akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është vaksionuar kundër pandemisë COVID-19, ka thënë se nuk janë të vërteta.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Peskov ka thënë se ‘presidenti rus nuk është vaksionuar sepse një vaksinë e tillë nuk është aprovuar ende në Rusi’, shkruan Tass.
“Jo. Vaksina nuk është aprovuar ende. Nuk do të ishte mirë për kreun e shtetit që të vaksionohet me një vaksinë të paaprovuar”, ka thënë Peskov.
Sipas tij, një nga vaksinat që është prezantuar nga Fondi i Investimeve Ruse, nuk është ‘ka ardhur për testim vullnetar në administratën e Putinit’./ Gazeta Sinjali/