image A ishte kundër koalicionit me VV-në, flet Arban Abrashi

Kosovë

Politikë/ A ishte kundër koalicionit me VV-në, flet Arban Abrashi

news image

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka demantuar lajmin e publikuar në media se ai ishte kundër koalicionit me Vetëvendosjen.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ishte pro koalicionit me VV-në.

Ai ka sqaruar se ka kërkuar të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marrëveshjes.

Tutje Abrashi ka thënë se partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezantimeve, e nënçmimit të partnerit të vetëm serioz.

“Sqarim: Edhe sot isha pro koalicionit me partinë me 29 deputetë. Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri.

Eshtë koha për ndërtimin e Qeverisë.
Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nëncmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit!

P.S. kërkoj falje për lexuesit, dhe dezinformatat e plasuara nga fansat e partise me 29 deputet, por herave tjera flas me emra. Shendet”, ka thënë Abrashi. /Gazeta Sinjali/