image A i shkakton çokollata aknet?

Shëndetësi

A i shkakton çokollata aknet?

news image

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni bërë gabim. Çokollata nuk shkakton akne!

Për një muaj rresht shkencëtarët i dhanë disa personave biskota që përmbanin çokollatë dhe disa të tjerëve biskota me çokollatë të rreme.

Ata konstatuan që nuk kishte asnjë ndryshim midis dy grupeve. As çokollata dhe as yndyra nuk kishin asnjë efekt tek aknet.Pretendimet që çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm ndikojnë keq në lëkurën tuaj në fakt janë vetëm mite.

Dermatologë nga universiteti i “New York”-ut pohojnë se nuk ekziston asnjë dëshmi që grupi i caktuar i ushqimeve ndikon keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi që çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.

Gjithashtu ata thanë që edhe konsumimi i vaji bimor nuk shkakton akne, por nga ana tjetër aplikimi i tij në fytyrë mund të sjellë puçrra të padëshiruara. Por një dietë e lartë në yndyrna mund të rrisë prodhimin e sebumit, që rrit inflamacionin në trup që mund të çojnë në puçra fytyrë.

Miti i çokollatave dhe akneve mesa duket është krijuar gjatë periudhës së gjimnazit, kur nga puberteti shfaqen aknet, dhe këtë fenomen e kemi lidhur me konsumin e çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera. por është e vërtetë se mbingarkesa e organizmin me produkte të ëmbla mund të çojë në uljen e konsumimit të frutave dhe perimeve. /Gazeta Sinjali/