image A i respektuan besimtarët e Mitrovicës rekomandimet për të qëndruar në shtëpi për Bajram?

Kosovë

Pandemia/ A i respektuan besimtarët e Mitrovicës rekomandimet për të qëndruar në shtëpi për Bajram?

news image

Sot në orët e para të mëngjesit është falur namazi i Fitër Bajramit, festë kjo që për besimtarët myslimanë është shumë e shenjtë.

Mirëpo, kjo festë nuk ishte si festat e tjera, ku namazi është falur në xhami, pastaj besimtarët myslimanë i uronin festën njëri-tjetrit.

Por, kjo ishte e nduluar për këtë vit në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid-19, e cila tani ka kapluar gjithë botën.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për të pyetur rreth situatës së krijuar në ditën e Fitër Bajramit.

Ai tha se në rajonin e Mitrovicës nuk është raportuar asnjë rast se besimtarët kanë falë namazin e Fitër Bajramit në xhamia.

Në shumë qytete vërehet se qytetarët janë duke i respektuar masat e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj përhapjes së Covid-19, pasi frekuentimi i qytetarëve ditës së sotme nuk ishte edhe shumë i madh në krahasim me ditët e kaluara, ku qytetarët marshonin sheshet për t’u shëtitur.

Sot në rajonin e Mitrovicës nuk është ndaluar asnjë person për mosrespektimin e orarit të lëvizjes, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./Gazeta Sinjali/