Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë një interviste ka deklaruar se nuk ua di emrat mbi 80 zëvendësministrave të emëruar në Qeverinë e tij.
“Jo jo nuk i njoh krejt, në kuptimin i di por me mi sjellë të gjithë në një sallë mundet që ndonjërit s’ja di emrin. I kam takuar në raste të caktume kohë pas kohë por në grup të madh”, është shprehur ai.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës.
Kabineti në largim, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë. /Gazeta Sinjali/