Redaktori i BBC News Online për Evropë, Paul Kirby ka thënë se Rusia duket se i ka ulur ambiciet e saj, duke pretenduar se ka “përmbushur përgjithësisht” qëllimet e fazës së parë të pushtimit, të cilën ajo e përcaktoi si reduktim të konsiderueshëm të potencialit luftarak të Ukrainës.
Ai është shprehur se qëllimi kryesor, na thuhet tani, është “çlirimi i Donbasit”, duke iu referuar gjerësisht rajoneve lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk.
Sipas tij, më shumë se një e treta e kësaj zone ishte pushtuar tashmë nga separatistët e mbështetur nga Rusia në një luftë që filloi në 2014, raporton BBC.
“Rusia i dëshiron të gjitha, siç u shpreh nga presidenti Putin, kur ai e njohu të gjithë zonën se i përkiste dy shteteve kukull ruse në prag të pushtimit. Do të përpiqet të kontrollojë territoret ukrainase përgjatë bregut jugor, në lindje nga Krimea deri në kufirin rus. Dhe kërkesa e tij më e gjerë ka të bëjë ende me sigurimin e neutralitetit të Ukrainës në të ardhmen”, është shprehur Kirby.