image A humbin paratë e qytetarëve nëse grabitet banka?

Kosovë

Siguri/ A humbin paratë e qytetarëve nëse grabitet banka?

news image

Grabitjet nëpër banka janë bërë të zakonshme viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2018 janë raportuar 221 raste të grabitjeve, shifër kjo që për dy vitet e fundit arrin në rreth 500 raste të tilla.

Në dhjetorin e vitit të kaluar në Istog në një përleshje me armë zjarri në mes të policisë dhe hajdutëve kanë mbetur të vdekur polici Izet Demaj dhe  i dyshuar grabitësi Kamer Metaj.

E në raste të tilla, edhe nëse ndodhë grabitje, klientët nuk humbin paratë e tyre.

Kështu ka thënë Sokol Havolli, zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Është e rëndësishme që këto mjete janë të siguruara, në raste të plaçkitjeve. Në rast të humbjes është banka që përmes kompanive të sigurimeve e cila e garanton çdo cent, çdo klient’’, ka sqaruar Havolli.

Havolli tutje ka deklaruar se Policia e Kosovës është angazhuar maksimalisht që këto raste të mos ndodhin më. /Gazeta Sinjali/