Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka shkuar në takim presidentit Hashim Thaçi, pavarësisht se ky i fundit ia propozoi tri orare për t’u takuar.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti të premtën pasdite është i lirë dhe mund të takohet me Thaçin.
Kurti refuzoi tri propozimet e Thaçit për takim: në orën 10:00, në 11:00 dhe në 12:00, ndërsa presidenti në një konferencë për media tha se shpreson që Kurti të gjejë kohë për t’u takuar para se të bëhet vonë.
“Dua të shpresoj se kryeministri do të gjej kohë për t’u takuar. Jo pse e ka obligim, por përgjegjësi edhe si lider i partisë por edhe si kryeministër në mënyrë që të mos ndodhë takimi ynë i pavlerë në ndonjë vendimmarrje të papritur që mund të na vie për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, deklaroi Thaçi.
Mbetet të shihet nëse të premten do të takohen kryeministri e presidenti dhe nëse kjo ditë është e vonshme për ‘riparimin’ e marrëdhënieve Kosovë-SHBA. /Gazeta Sinjali/