A ju ka ndodhur ndonjëherë të fitoni stimulim për vrapim pasi që t’ju ketë thënë miku që pikërisht ka vrapuar 10 kilometra?
Një hulumtim i cili është publikuar në revistën “NatureCommunications” ka treguar që miqtë kanë ndikim të madh në regjimin e ushtrimeve.
Në anketë kanë marrë pjesë më shumë se një milion njerëz të cilët në periudhën prej 5 vjetësh kanë vrapuar më shumë se 350 milionë kilometra.
Rezultatet kanë treguar që meshkujt në aktivitetin fizik njësoj i motivojnë të dy gjinitë, ndërsa femrat inspirimin kryesisht e gjejnë te femrat e tjera.
Ajo që është interesante është që vrapuesit më pak aktivë kanë ndikim të madh te vrapuesit më aktivë.
Gjithashtu është konstatuar që të intervistuarit mesatarisht kanë kaluar edhe 0,3 kilometra shtesë për çdo kilometër të cilin e kanë vrapuar miqtë e tyre.
Pjesëmarrësit në hulumtim gjithashtu kanë vrapuar tre minuta më shumë sikur miqtë e tyre do të vraponin edhe 10 minuta shtesë.