image A është ky zëvendësuesi i Agim Veliut në Podujevë? - flet njeriu i përfolur për këtë pozitë

Kosovë

Zgjedhje/ A është ky zëvendësuesi i Agim Veliut në Podujevë? – flet njeriu i përfolur për këtë pozitë

news image

Anëtari i LDK-së në Podujevë, Vezir Januzi është njëri ndër personat që është përmendur për t’u kandiduar për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme pas emërimit të Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural në Podujevë, Vezir Januzi ka thënë se nuk është vendosur ende për personin i cili do të kandidojë për kryetar të Podujevës. Januzi ka thënë se emri i tij do të jetë në mesin e personave të cilët do të shqyrtohen për kandidat të mundshëm.

“Jo, nuk ka të vërteta ende, jemi subjekt politik që gjithnjë kemi qenë bastion i LDK-së në Podujevë. Dhe me gjasë do të jetë tani pas emërimit të zotit Veliu për ministët i Punëve të Brendshëm do të ulemi dhe do t’i shikojmë mundësitë se kush do të jetë kandidat. Nuk mundem me dhënë diçka për këtë, si emra po përfolën disa. Ju po i shikoni nëpër portale, ku po përmendet edhe emri im. Besoj që gjatë kësaj jave do të ulemi dhe në kryesi do të vendosim për emrin , sepse LDK-ja ka shumë njerëz me bagazh, por besoj që njërin nga ta do të jetë edhe emri im”, ka thënë Januz Veziri për Gazetën Sinjali.

Januzi është drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural në Podujevë. Ai në të kaluarën ka qenë edhe zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

LDK-ja ka udhëhequr me Podujevën që nga zgjedhjet e para të pasluftës. Në zgjedhjet e fundit, ato më 2017, Veliu fitoi 63.78 për qind në balotazh në garën me Ajet Poterën e Vetëvendosjes. /Gazeta Sinjali/