image A është komuna e Gjilanit e gatshme për t’u përballur me valën e dytë të COVID-19, tregon Haziri

Shëndetësi

A është komuna e Gjilanit e gatshme për t’u përballur me valën e dytë të COVID-19, tregon Haziri

news image

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme janë shënuar mbi 400 raste të reja me COVID-19 gjë që ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të paralajmërojë për masa të reja të cilat mund ta parandalojnë shpejtësinë e përhapjes së këtij virusi.

Në lidhje me këtë, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka treguar për veprimet që komuna e Gjilanit është duke i ndërrmar në lidhje me parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Haziri ka thënë se janë në takim çdo ditë me Qendrën Koordinuese për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe se janë duke kontrolluar edhe burimin e infeksionit duke vizituar me ekipe mjekësore çdo rast që është në vetizolm.

“Ne jemi në takimin e emergjencave çdo ditë përmes Qendrës koordinuese për menaxhimin e situatës me COVID. Gjendja javën e fundit ka një rritje të lehte por edhe kemi rritur numrin e testimeve. Deri sot kemi kontrolluar burimin e infeksionit duke vizituar me ekipe mjekësore çdo rast që është në vetizolim”, thuhet në përgjigjen e Hazirit për Gazetën Sinjali.

Haziri tutje ka thënë se assesi nuk bën të lejohet mbyllja , kufizimi radikal apo masa që rrezikojnë mirëqenien e familjes.

“Vala e dytë është kjo nëpër të cilën veç po kalojmë besoj. Dimri do të jetë më i rende për shkak kushteve ekonomike. Assesi nuk bën të lejohet mbyllja, kufizim radikal apo masa qe rrezikojnë mirëqenien e familjes”, ka përfunduar Haziri përgjigjen e tij për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/