image A është kjo gafa më qesharake e Loris Karius?

Qesharake

Video/ A është kjo gafa më qesharake e Loris Karius?

news image

Ish-portieri i Liverpoolit, Loris Karius, i njohur për një histori gafash qesharake, mbrëmë ka bërë edhe një të tillë në Ligën e Evropës kundër Slovan Bratislavës.

Karius doli pa pasur fare nevojë nga porta në përpjekje për ta larguar topin, por nuk arriti ta mbërrinte ta godiste topin me kokë dhe kundërshtari përfitoi duke ia shënuar golin në portën e boshatisur.

Loris Karius ishte portier premtues në Liverpool. Portieri gjerman ia zuri vendin Simon Mignolet dhe në shikim të parë u duk që ai do të ishte numri një i “Reds’ për shumë vite tjera.

Kjo zgjati deri në makthin e finales së Champions League të vitit 2018.

Gabimet e Kariusit në golat e Benzemas dhe Bale, i kushtuan me humbjen e titullit Liverpoolit teksa humbën me rezultat 3:1.

Më pas, portieri gjerman shkoi në formë huazimi në Besiktas dhe tani është në vitin e tij të dytë.