Feronit Shabani, i njohur si Fero, para një kohe ka bërë të ditur se ai është larguar nga kompania “On Records”, nga e cila ka shkëputur kontratën disa vjeçare.
Këtë ai e kishte bërë të ditur përmes një statusi në faqen e tij zyrtare, Instagram.
“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “On Records” ku jemi nda miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një Artist i pavarur . Por dhe On Records ka të drejtën të rezervoj data për mua. Falemi nderoj fansat për supportin dhe një ashtu kompaninë për punën e pa lodhshme”, kishte shkruar Fero.