Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, nuk i ka konsideruar si serioze zërat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar me largim të trupave amerikan nga Kosova nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
Abazi ka thënë se është vështirë të argumentohet se dikush nga SHBA-ja ka bërë një kërkesë të tillë. Ai thotë se çështja e trupave amerikan nuk mund të jetë në të njëjtin nivel me shfuqizimin e taksës kundër Serbisë.
Abazi më tutje ka thënë askush deri më tani nuk ka thënë se nuk do të hiqet taksa, por ka thënë se fillimisht duhen disa hapa të tjerë deri në shfuqizimin e taksës.
“Unë mendoj që është tepër tepër, vështirë me u argumentu që SHBA ose kushdo brenda strukturave amerikane mund të thonë se nëse nuk hiqet tarifa do të largohen trupat amerikane. Ideja që së pari është me i pru dy gjëra që është shtirë me u pru në një koherencë të njëjtë”, ka thënë Abazi në T7./Gazeta Sinjali/