image A e theu Kurti heshtjen në Podujevë, flasin nga PZAP

A e theu Kurti heshtjen në Podujevë, flasin nga PZAP

news image

Zëdhënësi i PZAP, Mulë Desku ka folur për ankesat që janë bërë në këtë Panel lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së djeshme.

Desku tha se gjatë ditës së sotme, deri më tani, nuk është bërë ndonjë ankesë, ndërsa ka treguar për dy ankesa që Paneli ka pranuar gjatë ditës së djeshme.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.

“Deri më tani nuk ka pasë ndonjë ankesë për thyerje të heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së djeshme. Kryesisht komunikim në rrjetet sociale. Kushdo që paraqet ankesë Paneli e gjykon a është apo nuk është thyerje”, ka thënë Desku.

Tutje ai ka folur edhe për një vizitë të kryeministrit, Albin Kurti në komunën e Podujevës për të cilin kishte shumë reagime, pasi pretendohet se e ka thyer heshtjen zgjedhore.

“Çdo aktivitet, lëvizje, komunikim në rrjete sociale është i sanksionuar, Paneli vendos dhe jep përgjigje për çdo ankesë lidhur me heshtjen zgjedhore”, u përgjigj Desku në T7 në pyetjen se a e theu Kurti heshtjen zgjedhore./GazetaSinjali/