image A e pyeti Kurti – Lajçakun lidhur me hartën ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë - Sinjali

A e pyeti Kurti – Lajçakun lidhur me hartën ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë

news image

Një intervistë e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, bëri bujë në media, për shkak se në prapavijë ishte e vendosur një hartë në të cilin Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Kjo nxiti shumë reagime dhe kritika ndaj Lajçakut.

Madje, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u bëri thirrje politikanëve dhe shoqërisë civile në Kosovë që të refuzojnë të takohen me të, pasi që ai, sipas këtij këshilli, ai duhet të pritej me protesta.

Sidoqoftë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua me të sonte.

Pas këtij takimi, Kurti ka folur për gazetarët. Kandidati i LVV-së për kryeministër e mohoi se në këtë takim është përmendur ajo hartë.

“Nuk kam diskutuar për harta”, tha shkurt ai para gazetarëve.

Ndryshe, Kurti përsëri riafirmoi qëndrimin e tij se dialogu nuk do të jetë prioritet i parë e madje as i dyti i qeverisë së tij./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin