image A e nënshkruan LDK paktin e Veselit kundër korrupsionit? Përgjigjet Mustafa

Politikë

A e nënshkruan LDK paktin e Veselit kundër korrupsionit? Përgjigjet Mustafa

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot përmes një konference për media ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që ta nënshkruajnë “Paktin kundër korrupsionit”. Në një konferencë për media, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, u pyet nga gazetarët nëse LDK do ta nënshkruajë këtë pakt.

“LDK nuk nënshkruan asnjë dokument, as pakt, ne e luftojmë vetë korrupsionin. Në nuk dëshirojmë të qesim fall për korrupsionin dhe nuk bashkëpunojmë me fallxhorët për korrupsionin”, tha Mustafa në konferencën për media, transmeton Sinjali.

Ndyrshe, Veseli, sot ka propozuar këtë ide duke thënë se “mjaftë u luftua korrupsioni me fjalë”, këtë pakt ai e ka nënshkruar gjatë konferencës ndërsa u ka bërë thirrje edhe partive të tjera politike që ta bëjnë hapin e njejtë./Sinjali/