image A e kanë Thaçi e Hoxhaj të njëjtë numrin e parafundit në letërnjoftim?

Kosovë

Shkelje/ A e kanë Thaçi e Hoxhaj të njëjtë numrin e parafundit në letërnjoftim?

news image

Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, sot kanë dalë për shëtitje në malet e Sharrit.

Anipse në fotografinë e postuar, Hoxhaj ka treguar se po e respektojnë rekomandimin për të mbajtur distancën e duhur nga njëri-tjetri, ata kanë shpërfilluar masat e qeverisë por edhe këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sot shijuam pranverën magjepsëse në malet e Sharrit. Miqësia e vërtetë, distanca e duhur. ????”, ka shkruar Hoxha sipër fotografisë me Thaçin.

Postimi i Hoxhajt

Në bazë të vendimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit,  Thaçi e Hoxhaj do të duhej ta kishin të njëjtë numrin e parafundit në letërnjoftim që të mund të dilnin në të njëjtën kohë.

Edhe nëse Thaçi e Hoxhaj e kanë të njëjtë numrin e parafundit në letërnjoftim, shëtitja e tyre shkel rekomandimet e institucioneve vendore e botërore të shëndetësisë, të cilat urdhërojnë që të mos dilet jashtë pa pasur esencialiaht nevojë për këtë. /Gazeta Sinjali/