image A e dëmton imazhin e LDK-së qëndrimi i Vjosa Osmanit pro koalicionit me LVV-në? Ja çka thotë Kujtim Shala

Politikë

A e dëmton imazhin e LDK-së qëndrimi i Vjosa Osmanit pro koalicionit me LVV-në? Ja çka thotë Kujtim Shala

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, thotë se partia e tij e ka përmbushur vullnetin e Vjosa Osmanit me bërjen e koaliconit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sa i përket vullnetit të saj dhe orientimit ne e kemi përmbushur se e bënë koalicionin. Por se nuk funksionoi është histori tjetër”, tha Shala në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Sa i përket votave që Osmani ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit, Shala tha deputetët kërkojnë vota për të parin e listës zgjedhore.

“Lista e LDK-së ishte prapa kandidatës. A mori vota më shumë, a më pak, a solli vota të reja, kjo është pjesë e analizës. Ne të gjithë kërkojmë vota për të parin e listës, dikush edhe për vete dhe është normale, duhet të kërkosh votë edhe për vete. Ne kërkojmë votë për të parin e listës sepse identifikohemi me të..Nëse kandidatja merr shumicën e votave i bie që kandidatura ka qenë e motivuar. Kemi marrë rezultat të mirë por nuk jemi fitues, kemi dhënë kandidatën më të mirë por nuk jemi fitues”, tha më tej Shala.

Ai tha se Osmani e ka ditur që  Qeveria do të bie me shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit. “Vjosa e ka ditë do të binte qeveria pas atij akti, partnerin duhesh ta respektosh, ne ishim partner jo shërbëtorë të Albin Kurtit”, u shpreh ai.

Sa i përket pyetjes se a u thye besimi i votuesve të LDK-së me mocionin e mosbesimit ndaj LVV-së, Shala tha: “Ne kishim orientim të bënim koalicion me LVV-në, para ose pas zgjedhjeve, që në asnjë rast të mos bashkëpunonim me PDK-në”, u shpreh Shala ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/