image A duhet të bëhet testi i sindromës Down gjatë shtatzënisë?

Shëndetësi

Shëndetësi/ A duhet të bëhet testi i sindromës Down gjatë shtatzënisë?

news image

Vendimi se a duhet të bëhet apo jo testimi për sindromën Down duhet të merret nga të dy bashkëshortët pas konsultimit me mjekun. Të gjitha shtatzënave duhet të ju ofrohet informacion për testimet e mundshme, por edhe kufizimet dhe rreziqet që i kanë ato, thotë për Gazetën Sinjali, Memli Morina, gjinekolog-obstetër.

“ Testet e skriningut nuk janë 100 përqind të sigurta, derisa testet diagnostike (amniocenteza) bartin rrezikun e abortit. Testet e reja të skriningut joinvaziv kanë sensitivitet rreth 99 pwrqind. Pasi t’i marrin informacionet e detajuara disa shtatzëna vendosin të mos e bëjne testimin për DS, sepse e kanë menduar se edhe nëse testi del me rrezik të lartë ato nuk do ta bënin amniocentezën (duke marrë parasysh rrezikun për abort) dhe ndërprerjen e shtatzënisë nuk e shohin si opsion në asnjë rrethanë “-  thotë Morina.

Sips gjinekologut ka edhe shtatzëna që duan të marrin vesh nëse e ka fryti këtë sindromë, dhe kur rezulton se bebja e ka sindromën Down mjeku dhe prindërit përjetojnë momente të vështira.

“Kur jepet lajmi se bebja e tyre ka sindromën Down kjo situatë bën që fillimisht të krijohet një qetësi, fjalët mungojnë, pastaj është një përzierje e emocioneve të ndryshme mosbesimi, shoku, hidhërimi dhe faji”

Morina thotë se mjeku e ka për obligim që të spjegoj se kjo situatë nuk ndodhë për fajin e askujt, ai thotë se ka shumë rëndësi që të sqarohet se ky sindrom nuk është vërtetuar se favorizohet nga ndonjë faktor që lidhet me mënyrë e jetesës së shtatzënës ose me faktorët brenda në mitër.

Nga ana tjetër, Dafina Rukofci Maliqi nëna e Ninës dy vjeçare, e kishte kuptuar se Nina kishte sindromën Down vetëm një ditë pasi që kishte lindur, pasi që gjatë shtatzënisë nuk kishte bërë teste.

“ Momentet e para ishin të vështira për ne, nuk kishim informacione se çka ishte DS, nuk kishim pasur ndonjëherë kontakt me një fëmijë ose të rritur me DS prandaj ishte gjithçka e panjohur për ne, por pas kumtimit të lajmit fillova menjëherë të hulumtoj në internet dhe e kuptova që aq sa ishte e vështirë njëkohësisht ishte edhe diçka shumë e bukur”- thotë ajo.

Ajo thotë se  rikthimi në normalitet ishte shumë i shpejtë, me ardhjen në shtëpi ajo kishte marrë informata të detajuara për sindromën Down dhe tashmë i gëzohej pranisë dhe ekzistencës së Ninës.


Dafina thotë se është mirë që të bëhen testime gjatë shtatzënisë por informatat e sakta duhet të vijnë nga mjeku që e përcjellë gjithë procesin.

“ Unë gjithmonë them se ardhja e Ninës në jetë më ka ndryshuar jetën për të mirë, ndjehem e bekuar që e kam, Nina është shumë e ëmbël dhe e buzëqeshur, ajo i bënë të gjithë për vete, unë kontaktoj me shumë prindër që kanë fëmijë me DS, në fillim merrja këshilla nga nënat heroina, tani ka shumë nëna të reja që më kontaktojnë e kërkojnë këshilla dhe udhëzime ”

Nina shkon në qendrën e Down Syndrome Kosovë dhe aty bën terapitë fizikale, Dafina thotë se atje është vendi i vetëm ku këta prindër gjejnë mbështetje për fëmijët e tyre.Gazeta Sinjali