image A duhet që personat që hyjnë nga Serbia në Kosovë të jenë të pajisur me test PCR, tregon Jevtiq

Kosovë

A duhet që personat që hyjnë nga Serbia në Kosovë të jenë të pajisur me test PCR, tregon Jevtiq

news image

Nga sot në ora 05:00 e mëngjesit kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëra ndër masat që Qeveria e Kosovës ka marrë është që personat që hyjnë nga vende me rrezik të lartë duhet të jenë të pajisur me test negative kundër COVID-19.

Kjo gjë ka shkatuar shumë dilemma në Serbi, mirëpo ministrti në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka sqaruar se qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Serbia nuk iu kërkohet test negativ PCR për COVID-19.

“Për të sqaruar dilemën rreth testeve PCR për hyrjen në Kosovë nga Serbia: NUK kërkohet një test negativ PCR për COVID-19”, ka shkruar ai në Twitter.

/Gazeta Sinjali/