image A do t’i përgjigjet Kurti ftesës së BE-së, Kusari-Lila: Është herët, kryeministri ndodhet jashtë vendit

Politikë

A do t’i përgjigjet Kurti ftesës së BE-së, Kusari-Lila: Është herët, kryeministri ndodhet jashtë vendit

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit tha se nuk është gjendje lufte.

”Termi i sulmit apo konflikti që u parandalua sukseshëm në veri më 24 shtator ishte përpjekje e drejtpërdrejt e vënies në kontroll të një territorit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.

Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 tha se është herët të thuhet se a do marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim.

”Është herët të konfirmohet pasi që ftesat janë konfirmuar sot pasdite perderisa Kurti është në vizitë jashtë vendit”, tha ajo.

Kusari-Lila tutje tha se,Kosova e ka parë dialogun në vazhdimësi si rrugën e vetëm për zgjedhjen afatgjate dhe paqes në Ballkan.

/GazetaSinjali/