Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Naim Murseli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se destinacioni i radhës është për Washington.
Ai në Facebook, ka shkruar se shtetit të Kosovës i mungojnë aeroplanët, por për këtë ofron zgjidhje Behgjet Pacolli.
“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC.”, ka shkruar Murseli.
Ndërkaq, me 27 qershor do të mbahet takimi i delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, pikërisht në Washington, i inicuar nga emisari special i SHBA-së, Richard Grenell.
Kryeministri Hoti me 25 qeshor do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe nënkryetarin e EPP, David McAllister./ Gazeta Sinjali/