Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, paratë e tërhequra nga Trusti nuk do të tatohen, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një njoftimin e ATK-së thuhet se, paratë të cilat lejohen të tërhiqen nga Fondi i Kursimeve Pensionale, “janë të ardhura të përjashtuara nga Tatimi në të Ardhurat Personale”.
“Neni 6 i Ligjit për Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili plotëson dhe ndryshon nenin 8 të Ligjit Nr. 05/L – 028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, pëcakton se paratë e tëhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës apo në fondet pensionale për rimëkëmbje ekonomike, janë të ardhura të përjashtuara nga Tatimi në të Ardhura Personale”, njofton ATK-ja.
Tutje, në njoftim thuhet se, “Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës apo fondet pensionale për rimëkëmbje ekonomike me rastin e pagesës së kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike, nuk mbajnë tatimin në burim, pra shuma e transferuar te përfituesi bëhet në vlerën bruto”./Gazeta Sinjali/