image A do të rriten pagat në sektorin privat? Kryesindikalisti jep lajmin

Sociale

A do të rriten pagat në sektorin privat? Kryesindikalisti jep lajmin

news image

Edhe rreth 200 mijë punonjësit e sektorit privat pritet të kenë rritje të pagave  prej 100 eurove, kështu është paraparë me pakon e re për Përballjen me Inflacion të Qeverisë së Kosovës.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat, tha për Gazetën Sinjali, se i gëzohen premtimit të kryeministrit edhe pse nuk ka dokument apo diçka specifike rreth kësaj.

Ai shtoi se nuk duhet imponuar pronarëve të kompanive një gjë të tillë, por që kjo të bëhet në mënyrë lineare.

Sipas tij në sektorin privat punojnë rreth 200 mijë punonjës. Derisa mbi 3 mijë prej tyre punojnë në biznese private dhe kryejnw shërbime për institucionet e shtetit.

“Ne e pranojmë këtë rritje me kusht që mos të kushtëzohen pronarët e kompanive të rrisin pagat.

 Kjo rritje duhet të bëhet në mënyrë lineare, pavarsisht a ‘ia rrit pronari apo jo dhe kjo është

kërkesa jonë”, tha kryesindikalisti i sektorit privat.

Jusuf Azemi, tha se do të bëjnë presion që kjo mos të jetë kushtëzim, port ë bëhet në mënyrë lineare.

Derisa kryeministri i vendit tha se punësimin e punëtorët i kanë prioritet, tha se i kanë përkrahur e do të vazhdojnë kësisoj.

“Jemi të vetëdijshëm që inflacioni ka ndikuar që jeta të vështirësohet për të gjithë, pa dallim, mirëpo kjo gjendje është edhe më e rënduar në sektorin privat. Të gjithë e dini shumë mirë, se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80% janë të punësuar në sektorin privat, ndërkaq 1/5 janë të punësuar përafërsisht në sektorin public”, tha Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë shtoi se prandaj do të mbështesin secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve, duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës për punëtor, maksimumi 100 euro, për 3 muajt e parë.

/GazetaSinjali/