image A do të ndryshojnë masat antiCOVID për festat e fundvitit, flet Avdullah Hoti

Politikë

A do të ndryshojnë masat antiCOVID për festat e fundvitit, flet Avdullah Hoti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti theksoi se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në baze të disa kritereve nga IKSHPK duke ndjekur protokollet e OBSH. Formula që kemi zhvilluar është mjaft adekuate për t’i klasifikuar komunat. Unë besoj që këto masa kanë bërë që të ndalohet rritja e numrit të rasteve të reja. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkeqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndalu rritjen e rasteve të reja. Në fund t ë kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti.

Hoti po ashtu u shpreh se masat varen nga numri i të infektuarve me COVID-19.

‘Masat varen nga numri i të infektuarve. Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, shtoi Hoti në T7.

/Gazeta Sinjali/