Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference për media ka folur për gjendjen e pandemisë së COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti tha se që dy javë kur janë vendosur masat e reja nga Qeveria e Kosovës, është stabilizuar numri i rasteve të reja .
“Që dy javë është stabilizuar numri i rasteve të reja që nga vendosja e masave të reja. Ndjehem mire që këto masa kanë dhënë efektin e tyre”, tha ai.
Po ashtu kreu i ekzekutivit tregoi nëse këto masa do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
“IKSHPK ka bërë në punë të jashtëzakonshme dhe në testimin e gjithë personave që kanë pasur kontakt me persona të infektuar dhe sugjerimi i tyre është që të mbahen këto masa ende në fuqi”, tha ai.