image A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, flet Lajçak

Politikë

A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, flet Lajçak

news image

Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë folur për temat aktuale.

Ndër të tjera, ai u pyet nëse po rikthehen serbët në institucionet e Kosovës.

“E diskutova këtë çështje dje me Vuçiqin, edhe sot me Kurtin. Një gjë është e qartë, jemi në situatë sigurie vakumi, dhe kjo nuk është e mirë për njerëzit, nuk është e mirë për askënd. Dhe ne padyshim duam të kthehemi në situatën normale. Këtë dua ta dëgjoj nga të dy palët dhe ne jemi të lumtur që të asistojmë që situata të kthehet në normalitet”, thotë ai.

/GazetaSinjali/