Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeni ka thënë se Fondi për garantimin e kredive duhet të rritet nga qeveria me një fond emergjent prej 300 milionë eurove.
Sipas tij, qeveria duhet të vazhdojë me subvencionimin e pagave dhe qerave.
Mehmeti duke folur edhe për shtyrjen e kredive nga 16 prilli deri më 16 qershor, ka thënë se nuk do të ketë interes ndëshkues e as prishje të retingut, por do të ketë interes të rregullt që nuk do të paguhet menjëherë, por minimumi në 6 muajt e ardhshëm.
Kurse, i pyetur nëse do të ketë sërish shtyrje të kredive edhe pas këtyre tre muajve, ai në RTV Dukagjini ka thënë se do t’i udhëzojnë bankat që ta vlerësojnë aftësinë paguese të klientit, por gjithashtu dhe do t’i udhëzojnë ato që të bëjnë riprogramimin e kredisë./GazetaSinjali/