Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pritur gjatë ditës së djeshme në takim kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiq, ku temë diskutimi ka qenë arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me zërat se Gjermania dhe Franca do të caktojnë një person të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Angela Merkel nuk ka preferuar të flas.
Në konferencë për media, Merkel ka thënë se nuk mund të deklarohet asgjë lidhur me informacionet se Gjermania dhe Franca do të caktojnë një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
Merkel gjatë konferencës tha se janë duke u përpjekur së bashku me Francën që Kosova ta largojë taksën dhe dialogu të filloj mes Kosovës dhe Serbisë.
Në anën tjetër kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se Kosova është arsyeja e vetme e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Gjermanisë.
“Kosova është sigurisht e vetmja pikë mosmarrëveshjeje dhe keqkuptimi mes Serbisë dhe Gjermanisë, por për ne Gjermania është një partnerët më të rëndësishëm dhe aq sa nuk pajtohen për disa çështje e rëndësishme është se mund të bisedojmë mendimet dhe këshillat tona”, ka deklaruar Bërnabiq./Gazeta Sinjali/