Buka, ushqimi, energjia, të gjitha me ngritje çmimesh. Por mbi të gjitha a do të jenë në treg?
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bën me dije se ky vit i mbulon nevojat për grurë, ndërsa sqaron se qeveria është duke monitoruar situatën në treg sa i përket mallrave bazë.
“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera. Ne marrim direktiva çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa ai përket konsumit”, tha Frida.